Sport
Lorik Cana, yll i UEFA-s për Euro 2016
"Me përvojën e tij si lojtar në Francë, ai mund të tregohet një lojtar shumë i rëndësishëm edhe në kampionatin evropian”
Në faqen zyrtare të UEFA-s është publikuar sot një shkrim që i kushtohet tërësisht kapitenit të kombëtares shqiptare Lorik Canës dhe suksesit të Shqipërisë në Euro 2016.
Faqja uefa.com në shkrimin e saj e konsideron Lorik Canën si një yll për euro 2016.
“Lorik Cana ka udhëhequr Shqipërinë si kapiten për në garën evropiane Euro 2016. Me përvojën e tij si lojtar në Francë, ai mund të tregohet një lojtar shumë i rëndësishëm edhe në kampionatin evropian”, shkruan faqja e uefa-s, përcjell “albinfo.ch”.
Lorik Cana është një lider i vërtet dhe një mbrojtës shumë i fortë fizikisht. Ai është zgjedhur tri herë lojtar i vitit në Shqipëri. 32 vjeçari ka mundësinë të arrij numrin 100 në fanellën e kombëtares shqiptare. Cana viteve të fundit ka luajtur në Angli, Turqi, Itali, dhe në Francë ndërsa aktualisht luan në Nantes.
Cana së bashku me portierin shqiptar Etrit Berisha dhe Taulant Xhakën janë lojtarët e kombëtares shqiptare që kanë luajtur në të gjitha ndeshjet kualifikuese për kombëtaren shqiptare.
Cana njihet si futbollisti që ka lënë më së shumti gjurmë në kombëtaren shqiptare. Ai e njeh Francën shumë mirë, dhe luante si mesfushor në Paris German, pastaj ishte kapiten në Olimpique Marseille “Ky është një përjetim i pabesueshëm”, kishte thënë ai kur Shqipëria për herë të parë u kualifikua në kampionatin evropian “Euro 2016”.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











