Kosova

Lista Serbe e quan provokim vizitën e Kurtit në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë vizitë në katër komunat e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut.
Lista Serbe e ka quajtur provokim vizitën e Kurtit në këto komuna.
“Parada e Albin Kurtit me dhjetëra automjete dhe njëqind forca speciale të armatosura në veri shqetëson serbët e Kosovës që e kanë parë me neveri këtë lojë. Ardhja e Kurtit në veri me formacione parapolicore synon të destabilizojë situatën dhe të shkaktojë tensione. Është mëse e qartë se ardhja e tij synon të nxisë reagimin e popullit serb dhe të paraqitej si viktimë për të fituar pikë politike apo vota për zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në reagim.
Mes tjerash kërkohet reagim nga organizatat ndërkombëtare.