E-Diaspora
Përurim librash dhe manifestim kulturor kushtuar “Ditës së Gjuhëve Evropiane”
Në shtëpinë e Kulturës në Auwiesen të qytetit të Linzit në Austri, të premten, më 30 shtator është mbajtur manifestimi kulturor kushtuar „Ditës së Gjuhëve Evropiane“ me emrin „Si tingëllojnë lirikat në dy gjuhë- Mbretëria e Fluturave“ i titulluar sipas librit të gjashtë që promovoi autori shqiptar që jeton në Austri, Izri Rexha, shkruan “albinfo.ch”.
Këtë organizim kulturor e udhëhoqën Prof. Izri Rexha së bashku me z.Mag. Christina Mack nga komuna e Linzit, të cilët gjithashtu mbajtën fjalën përshëndetëse.
Fjalen e nderit e mbajti e dërguara e Kryebashkiakut z. Paulina Wessela. Po ashtu u prezantua libri i autorit Izri Rexha si dhe përmbledhje librash me poezi të autorit Haxhi Morina.
Mendimin kritik e referuan Afrim Dedushi dhe Haxhi Muhaxheri.
Programi ishte mjaft i ngjeshur me pika të ndryshme që e bënin këtë aktivitet kulturor mjaft modern, e veçanërisht grupi i vajzave të Baletit të udhëhequra nga Elda Sopa, grupi i valleve të Shoqatës „Ilrët“ nga Suella Maqastena, këngëtarja e re Besarta Bajraktari, grupi i Teatrit të udhëhequra nga Selma Beluli si dhe recitimet e nxënësve.
E veçanta e këtij manifestimi ishte shoqërimi me këngë nga këngëtari Malush Krasniqi.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mira Murati nga krijimi i Chat GPT e Open AI te Thinking Machines Lab Mira Murati, një fenomen i inteligjencës artificiale që po diskutohet në mbarë botën ...
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve
-
“Kupa e Mërgatës” në Düsseldorf me këngë e valle shqipe
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës?
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën