Kultura
Linda Halimi: Çfarë nderi të përfaqësoj popullin tim në Eurovision!
Halimi, me këngën “Bota”, të punuar me tekst nga Gerald Xhari (Big Basta), muzikë dhe orkestrim nga Klodian Qafoku do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian “Eurovizion 2017”, përcjell “albinfo.ch”
https://www.youtube.com/watch?v=9e3usZ779pw
Një ëndërr që iu bë realitet! Këngëtarja nga Kosova Linda (Lindita) Halimi është fituese në edicionin e 55 të Festivalit të Këngës në RTSH që u mbajt mbrëmë në Tiranë.
Halimi, me këngën “Bota”, të punuar me tekst nga Gerald Xhari (Big Basta), muzikë dhe orkestrim nga Klodian Qafoku do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian “Eurovizion 2017”, përcjell “albinfo.ch”.
Pas finales, konkurruesja e “American Idol” dhe fituesja e shumë çmimeve në festival shqiptare, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e saj.
“Faleminderit shumë, shumë, shumë për mbështetjen. Kemi punuar shumë për performancën dhe ndjehem e bekuar që ia dolëm! Ëndërr e kamotshme që mu kthye në realitet. Dhe, kjo falë të gjithë juve që me keni mbështetur dhe Zotit për çdo bekim!” shkruan Linda në “Facebook”.
Ndërkohë pasi që falënderon gjithë bashkëpunëtorët, familjen, jurinë dhe publikun që votuan për fitoren e saj, ajo shprehet: “Çfarë nderi të përfaqësoj popullin tim, shqiptar, në një skenë kaq gjigande si Eurovision Song Contest !!!
Ëndërr e kthyer në realitet… “, thotë ajo, transmeton “albinfo.ch”.
Linda Halimi është kosovarja e dytë që do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me këngën “Botë” në Maj në Kiev të Ukrainës.
Para saj, ishte Rona Nishliu e cila më këngën “Suus” arriti të zë vendin e pestë në vitin 2012 dhe një herësh mbetet ende si përfaqësuesja më e suksesshme e Shqipërisë në Eurovision.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











