E-Diaspora
Sonte mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës «Besa & I Am Your Protector»
Me rastin e festës së Flamurit dhe kremtimit të 20 vjetorit të Universitetit popullor Shqiptar, Misioni i përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizmave ndërkombëtare në Gjenevë dhe Universiteti Popullor Shqiptar, organizojnë një pritje për trupin diplomatik me rastin e hapjes së ekspozitës “ Besa & I Am Your Protector”
Pallati i Kombeve të Bashkuara, para sallës së Këshillit të të drejtave të njeriut, prej 28 nëntor deri më 9 dhjetor 2016
Kjo ekspozitë është bërë e mundëshme falë bashkëpunimit të Miqve të Yad Vashem nga njëra anë dhe Kolektivit I Am Your Protector nga ana tjetër. Manifestimi mbështetet edhe nga Kantoni dhe Qyteti i Gjenevës.
Misioni Shqiptar në Gjenevë, përmes kësaj ekspozite shënon vijimësinë e punës së tij në favor të respektimit të të drejtave të njeriut dhe angazhimit të vazhdueshëm në këtë rrugë.
Universiteti Popullor Shqiptar feston 20 vjetorin e punës, me një hapje të mendimit dhe zgjerim të aktiviteteve në favor të bashkëjetesës në respekt dhe bashkësendërtim të së ardhmes. Ai është bartës i vlerave të bashkëpunimit, mikpritjes dhe solidaritetit dhe dëshiron ta ndajë me publikun vendas dhe ndërkombëtar trashëgiminë e pasur historike dhe domëthënëse në kontekstet aktuale.
Historia na tregon se forcat që nxisin dhunën dhe urretjen mund të çojnë në persekutim dhe ndonjëherë në gjenocid. Por historia na tregon gjithashtu se kur individë ose grupe ngrihen kundër dhunës dhe urrejtjes, mund të krijojnë realitete të reja. Gjatë gjithë historisë vërehet një emërues I përbashkët mes treguesve që kanë çuar shoqëritë, grupet ose individët drejt pranimit dhe legjitimimit të dhunës, urrejtjes, diskriminimit dhe, ndonjëherë, persekutimit ndaj një grupi tjetër. Ky emërues I përbashkët konsiston në faktin e paraqitjes së këtij grupi si monolitik dhe të rrezikshëm.
Veprimet e mbrojtësve që paraqet kjo ekspozitë tregojnë që gjithmonë ka pasur individë që janë mobilizuar njëri për tjetrin edhe gjatë konflikteve, luftrave dhe gjenocidit. Ka pasur gjithmonë individë që nuk janë ndikuar nga narratorë nxitës të urrejtjes ndaj tjetrit, ndaj atij që është I ndryshëm, edhe kur këta narratorë janë pranuar dhe ndjekur nga shumica.
Besa, kodi moral Shqiptar që mbron tjetrin duke rrezikuar veten, i ka shtyrë Shqiptarët dhe Shqipërinë të mbrojnë shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kështu, Shqipëria, edhe pse vend me shumicë muslimane, ka qenë i vetmi vend i Evropës që ka pasur më shumë hebrenj pas luftës se para luftës.
E frymëzuar nga ky mesazh, ekspozita i nderon ata, shpesh të panjohur, që kanë mbrojtur tjetrin duke rrezikuar jetën e tyre, duke treguar që eshtë e mundur t’i bëhet ballë forcave të urrejtjes dhe që secili prej nesh mund të jetë një mbrojtës i Tjetrit. Pjesa e pare e kësaj ekspozite paraqet persona që kanë dhënë Besën duke mbrojtur hebrenjë e persekutuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, produksion i Muzeut Yad Vashem, ndërsa pjesa e dytë paraqet një pjesë të koleksionit I Am Protector, duke ekspozuar mbrojtës të origjinave, kombësive dhe feve të ndryshme që kanë vepruar për të ndihmuar ose mbrojtur “ Tjetrin”. Ekspozita tenton të paraqesë dhe aktualizojë universalitetin e këtë mesazhi : secili nga ne mund të jetë Mbrojtës i Tjetrit. Në emër të organizatorëve, ju mirpresim Albana Krasniqi Malaj Drejtoreshë e UPSH-së dhe anëtare e Komisionit Federal per Migracion.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Dhjetor 2016
- Ora18:00
- Data e përfundimit9 Dhjetor 2016 - 11:00
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













