Futboll
Leverkuseni, drejt titullit, por Xhaka me ‘këmbë në tokë’
Mesfushori shqiptar thotë se ende nuk ka përfunduar asgjë
Bayer Leverkusen është dhjetë pikë para Bayernit kur kanë mbetur edhe dhjetë xhiro në Bundesligë. Leverkusen është i vetmi në Gjermani që nuk di për humbje në këtë edicion, transmeton albinfo.ch.
Granit Xhaka dha një intervistë për “ESPN”, ku pohoi se qëndron ende me këmbë në tokë, kjo edhe për shkakun se sezonin e kaluar, kur ishte pjesë e Arsenalit, ishte pothuajse në të njëjtën pozitë si “aspirinat” dhe në fund nuk arriti ta fitonte titullin kampion.
“Ne duhet të jemi krenarë për pozitën që kemi aktualisht, por nuk është fituar akoma asgjë. Po flas për eksperiencën time nga sezoni i kaluar. Ne kishim një diferencë të ngjashme pikësh me vendin e dytë tek Arsenal dhe në fund e humbëm titullin kampion. 10 pikë janë shumë, por të mos harrojmë që kanë ngelur edhe 10 ndeshje, pra 30 pikë të tjera në lojë”, është shprehur Xhaka.
E-Diaspora
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali Romë: Kompania më e mirë në pronësi të huaj për performancën menaxheriale dhe financiare...
-
Itali
Irma Kurti vlerësohet me “Çmimin e Kulturës” në Itali
-
Pianistja e njohur kosovare, Lule Elezi, mban koncert recital në vendlindjen e Shopenit
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj Bonusi i klimës do të jepet për të gjithë personat që janë banorë të regjistruar në...
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun