Lejohet përgjimi i internetit

Përgjimi lejohet vetëm në raste të përcaktuara qartë të delikteve të caktuara dhe me lejen e gjykatës

Qeveria e Zvicrës ka vendosur të lejojë përdorimin, për qëllime shtetërore, në procedurën penale, të softuerit “spiun” ose të përgjimit të telefonisë së internetit dhe të e-mailit.

Shërbimet telefonike përmes internetit si skype etj. dhe e-maili mund të përgjohen vetëm përmes këtij softueri, “trojani shtetëror”, siç e quajnë mediet.

Megjithatë, vendimi në fjalë nuk e bën të lejueshëm përgjimin kur ai bëhet duke e futur këtë program fshehtazi në një aparat kompjuteri.

Përgjimi lejohet vetëm në raste të përcaktuara qartë të delikteve tëcaktuara dhe me lejen e gjykatës.