Fun
Lehtësohen kontrollet e sigurisë në aeroporte?
Për një sistem të ri kanë menduar hulumtuesit danezë, të cilët synojnë lehtësimin e kontrolleve të sigurisë nëpër aeroporte. Nëse kjo do të përdoret në Zvicër, mbetet ende e hapur.
„St.Galler Tagblatt”, duke cituar gazetën “Berlingske”, thotë se do të përdoren karroca plastike, të cilat janë shpërndarë nga aeroporti. Valixhet mund të vendosen mbi të. Karroca plastike kalohet pastaj përmes një skaneri me rreze X në pikën e kontrollit të sigurisë. Kjo mund të krijojë një 3-D fotografi të përmbajtjes së bagazhit, përcjell albinfo.ch.
Madje sistemi edhe mund të bëjë dallimin në mes të ujit në shishe dhe alkoolit. Sistemi mund të zbulojë eksplozivë të lëngët ose lëngje të tjera të paligjshme, ka thënë Ulrik Lund Olsen, shef i fizikës në Universitetin Teknik të Danimarkës (DTU).
Me sistemin e ri 600 njerëz do të kontrollohen në orë. Janë katër herë më shumë se sistemi aktual.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit, sistemi danez i sigurisë mund të aplikohet në aeroporte të ndryshme në më pak se dy vjet.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













