CH-Ballkani
Lehtësira për të marrë nënshtetësinë greke
Në Greqi jetojnë 850 mijë emigrantë. Sipas statistikave 174.394 nënshtetësi janë dhënë që prej vitit 2011 deri me 2017. Nga këto 93 % e përfituesve janë nga Shqipëria

Greqia nxjerr rregulla të reja për dhënien e nënshtetësisë, në një lëvizje që sipas ministrit të Brendshëm, Panos Skurletis u jep mundësinë mijëra emigrantëve që ta marrin atë.
“Duam me qëndrimin tonë të dërgojmë mesazhet e duhura në të gjithë botën kundër ksenofobisë dhe racizmit. Duam t’i japim shanse të gjithëve, pavarësisht origjinës së tyre. Po përmirësojmë kuadrin ligjor për dhënien e shtetësisë. Vendosëm dhënien e mundësisë për fëmijët e lindur në vend, por që për arsye të ndryshme nuk përfitonin, si u jepet mundësia edhe shumë të tjerëve të marrin shtetësinë”, deklaroi ministri i Brendshëm grek, përcjell albinfo.ch.
Sipas Skurletis ndryshimi prek dhe mënyrën e intervistimit të kandidatit në një procedurë të thjeshtuar për evidentimin e personave të integruar në shoqërinë greke, raporton “TCH”.
Skurletis tha se po bëhen ndryshimet e duhura ligjore, për të mundësuar dhënien e shtetësisë për ata që kanë mbi 12 vjet qëndrimi në Greqi si edhe për grupmoshat mbi 65 vjeç, personat me aftësi të kufizuar etj., si dhe për pjesëtare të komunitetin rom të lindur në Greqi.
Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme greke në Greqi jetojnë 850 mijë emigrantë. Sipas statistikave 174.394 nënshtetësi janë dhënë që prej vitit 2011 deri me 2017. Nga këto 93 % e përfituesve janë nga Shqipëria.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri