Kosova
LDK nesër zgjedh të parin e saj
Kërkon prezencën e Policisë së Kosovës
Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), do të zgjedh nesër kryetarin e partisë, ku një ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit i pari i kësaj partie Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave kosovare, LDK-ja nesër do ta mbajë tubimin në hotel “EMERLAD”, në Prishtine, e me këtë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të jenë prezentë aty.
Procesi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i ka ecur mirë me 16 qershor të vitit 2019, ku në shumë nëndegë e degë të kësaj partie ka pasur përleshje fizike, duke mos munguar as gjuajtjet me karrige si në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e në disa qytete të tjera ka pasur mosmarrëveshje.
Në këto zgjedhje LDK deri tani ka 13,18 % apo 102 mijë e 616 vota. Kurse në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ishte renditur e dyta me 24,54% apo 206 mijë e 516 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje nuk ka arritur të dalë e para në asnjë komunë, madje ky subjekt ka shënuar humbje edhe në disa prej komunave të cilat me vite kanë qenë bastione të saj.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













