Kosova
VV dhe LDK të hënën e përmbyllin marrëveshjen
Në takimin që u mbajt mes Isa Mustafa dhe Albin Kurtit është përmbyllur 100 për qind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura.
Kryetarët e LDK-së dhe VV-së u takuan sot në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës.
Sipas njoftimi të VV-së, përfundimisht të hënën do të përmbyllet marrëveshja për koalicion mes këtyre dy subjekteve politike.
Ja njoftimi i plotë:
Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura.
Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë.
Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












