Lajme
Lara Gut-Behrami, më e bukura e vitit 2021 në Zvicër
Skitarja Lara Gut-Behrami është më e bukura në "konkurrencën" e grave ndërsa portieri i kombëtares zvicerane të futbollit, Yann Sommer, në mesin e meshkujve
Revista e njohur zvicerane “Glückspost” ka zgjedhur personalitetet më mbresëlënës zviceranë këtë vit. Në krye janë dy profesionistë të sportit që kanë bindur zviceranët me talentin dhe sharmin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Skitarja Lara Gut-Behrami është më e bukura në konkurrencën e grave ndërsa portieri i famshëm i kombëtares zvicerane të futbollit, Yann Sommer, në mesin e burrave.
Në fakt, “Glückspost” prezanton 50 femrat e ëndrrave dhe 50 meshkujt e ëndrrave të vitit në renditjen e saj vjetore.
Përveç pamjes ose bukurisë, edhe personaliteti, aftësia dhe sharmi gjithashtu përcaktojnë se cilët personazhe të famshëm zviceranë hyjnë në këtë listë.

Kështu, duke ju përmbajtur këtyre kritereve, skitarja Lara Gut Berami (30), bashkëshortja e yllit të futbollit zviceran, Valon Behramit, të cilit ja ka marrë dhe mbiemrin, zuri vendin e parë në renditje. Gruaja e shpejtë nga Ticinoja u ka falur sportdashësve çaste të arta në Kampionatin Botëror të Skive në Cortina dhe është ngjitur në podium tre herë, trasnmeton albinfo.ch. Revista e justifikon zgjedhjen e fitueses së saj si më poshtë: “Momentet emocionuese me Lara Gut janë thjesht të paharrueshme”.
Portieri zviceran Yann Sommer (33) zuri vendin e parë në mesin e meshkujve. Me paradat e tij të mrekullueshme dhe me mbrojtjen e penalltive në Kampionatin Evropian ai “u fali tifozëve të futbollit një përrallë të paharrueshme verore”. Në këtë përshkrim bëhet një aluzion me mbiemrin “Sommer” (stina e verës) të portierit të madh të futbollit.
Portieri gjithashtu u vlerësua nga të gjitha anët në rrjetet sociale dhe Tiktok dhe u nderua me video editime.
Disa nga më të bukurit/bukurst në listë janë: Këngëtarja Beatrice Egli, tenisti Roger Federer, trajneri i kombëtares së futbollit, Murat Yakin, tenistja Belinda Bencic etj.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










