Kalendari
LAPSH shpall konkurs për mësimdhënës në Altstätten, Rebstein dhe Heerbugg
KONKURS
për vitin shkollor 2017/2018
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të Kantonit të St. Gallenit shpall konkurs për mësimdhënës-e në pikat shkollore: Altstätten, Rebstein dhe Heerbugg.
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
– të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
– të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane
– të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, pedagogji).
Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:
LAPSH „Naim Frashëri“ – St.Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs, ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike: sherifi[email protected] dhe [email protected]
Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër
Buchs, 12. Dhjetor 2017
Kryesia e K.K. të LAPSH-it„Naim Frashëri“ SG
Vaxhid Sejdiu – kryetar i Këshillit të Arsimtarëve
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit29 Dhjetor 2017
- Ora16:00
- Data e përfundimit29 Dhjetor 2017 - 22:00
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









