Lajme
Lansohet kënga e re e këngëtares Donna Dafi
Nga Gjermania në Kosovë, kënga më e re e shqiptares e incizuar në Kosovë
Kënga “A Je A S’je” nga artistja Donna Dafi është ndër këngët më emocionale dhe prekëse që ka realizuar deri më tani, përcjell albinfo.ch.
Teksti i këngës buron nga një vend me shumë përvoja personale prekëse, kryesisht nga bota e marrëdhënieve bashkëshortore, të mbushura me pasiguri dhe neglizhencë. Ndërsa, në këtë klip e paraqet vetëm një përvojë nga vendi në fjalë, rrugëtimin e një gruaje, e cila e pyet vetën se çfarë roli luan bashkëshorti i saj në jetën e saj dhe e cila fillon një kërkim vetinspektues, për të zbuluar nëse është vërtet ai për të.
Elementi i dytë që paraqitet në këngë është edhe dëshira e madhe e Donna Dafit që t’i bashkojë njerëzit për të festuar diversitetin përmes muzikës.
Po ashtu në “A Je A S’je” paraqiten edhe miksi i shumë kulturave të ndryshme, p.sh. kënga kryesisht këndohet në gjuhën gjermane, titulli i saj në gjuhën shqipe, një pjesë e kërcimit është e stilit afrobeat, që u përket kuluareve nigeriane, disa pjesë të klipit të realizuar në Kosovë, etj.
Donna Dafi me një prejardhje unike, shqiptare/nigeriane/gjermane, çdo projekt muzikor që ka realizuar deri më tani, shumicën e titujve të këngëve i ka në gjuhën shqipe, ndërsa pjesën tjetër në gjuhën gjermane.
Mos e humbisni këngën e re të Donna Dafit “A Je A S’je”, duke e shkarkuar linkun:
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










