Lajme
Lakra, vlerat ushqyese dhe benefitet
Të ndara nga lakrat e egra në rajonet e Mesdheut mijëra vjet më parë, gjethet në varietet e sotme kanë ndonjëherë dallime interesante. Disa duken më të përhapura dhe të buta, ndërsa të tjerat të zbutura dhe të shtrënguara (të mbështjella). Ngjyrat ndryshojnë gjithashtu, duke u paraqitur jeshile të zbehtë, jeshile blu, të kuqe, të kuqërremtë ngjyrë vjollcë, dhe gati në të bardhë. Lakra përgatitet më së miri duke qenë e papërpunuar – më së shumti e freskët – për të ruajtur sa më shumë nutrientët e kësaj perimeje.
Lakrat kanë një nivel më të lartë proteinash se të gjitha perimet e mbledhura së bashku, por edhe vitamina dhe minerale. Lakra mbron ADN-në, ose molekulën që përmban të gjitha karakteristikat tona gjenetike. Përbërësit që gjenden tek lakra e vogël bllokojnë aktivitetet e dëmshme të disa enzimave, shënjestra e të cilave janë pa dyshim molekulat e ADN-së në qelizat e bardha të gjakut. Mbështet sistemin kardiovaskular
Një nga vlerat më të famshme të lakrës së vogël është aftësia për të mbajtur nën kontroll inflamacionin dhe shëruar enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij. Lakra përmban një sërë elementësh që parandalojnë sëmundjet e zemrës.
Burim i pasur fibrash
Ne kemi nevojë për shumë fibër në dietën tonë, në mënyrë që të kemi një sistem tretës sa më të mirë. Këto perime janë një burim i pasur fibrash dhe në një racion prej 100 gramësh do të merrni 4 gramë fibër. Kjo sasi është 15% e dozës së rekomanduar ditore për femrat. Ofrojnë Vitaminën K Lakrat janë veçanërisht të pasura me Vitaminë K, për të cilën kemi nevojë të mbajmë kockat shëndetplotë dhe të parandalojmë kalcifikimin e trupit. Mjafton një filxhan me lakra të vogla në ditë, që ju të merrni dyfishin e dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K për të cilën keni nevojë.
Ndihmon me detoksifikimin
Vlerat shëndetësore të lakrës ërfshijnë edhe aftësinë e saj për detoksifikimin e organizmit. Lakra përmban një substancë të quajtur glucosinolates, që ndihmon enzimat në procesin e detoksifikimit.
Lakra ka sasinë më të lartë të disa prej antioksidantëve më të fuqishëm që gjenden në perime-fitonutrientët si: thiocyanates, luteinë, zeaxanthin, isothiocyanates dhe sulforafanë, të cilat stimulojnë enzimat detoksifikuese. Studimet kanë treguar që këto komponime mbrojnë kundrejt disa llojeve të kancerit, si: kanceri i gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës. Ato gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të LDL (lipoproteinës me densitet të ulët) ose nivelit të “kolesterolit të keq” në gjak, të cilat mund të krijohen në arterie dhe të shkaktojnë sëmundje të zemrës.
E pasur në vitaminë K, lakra siguron 85% të kërkesës së përditshme të trupit. Kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për metabolizmin e kockave, por dhe për parandalimin e sëmundjeve si sëmundja e njohur Alzheimer, duke kufizuar dëmtimin neuronal në tru.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










