Kosova
‘Lajçak ishte fatkeqësi për dialogun’, Eurodeputeti: Shpresoj të mos i turbullojë edhe raportet BE-Zvicër
Deputeti i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, nuk ka dhënë vlerësim aspak të mirë për të Dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Koosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell albinfo.ch.
“Lajçak ka qenë një fatkeqësi e pazbutur në punën e tij të mëparshme”, ka shkruar Butikofer, duke folur për raportimet se diplomati sllovak do të marrë pozitë të re pas zgjedhjeve evropiane.
“Shpresoj që ai nuk do t’i turbullojë edhe marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian”.
Lajçak raportohet se do të jetë Ambasador i BE-së në Zvicër. Ai ka qenë emisar për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nga viti 2020, transmeton KlanKosova.tv.
Butikofer është politikan gjerman, i cili ka shërbyer në PE nga viti 2009. Ai është anëtar i Partisë së Gjelbër Evropiane.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












