Lajme
Lajçak flet rreth hartës së Serbisë, ku përfshihej Kosova
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në zyrën e tij mban një hartë, në të cilën Kosova dhe Serbia janë të ndara.
Ai këto reagime i bëri pasi shumë qytetarë të Kosovës dhe përfaqësues politikë kanë ngritur shqetësimin për një intervistë, në prapavijë të së cilës pretendohej se ishte një hartë e Ballkanit, e ku Kosova thuhej se ishte pjesë e Serbisë.
Lajçak ka thënë se janë nxitur keqkuptime të shumta rreth kësaj çështjeje dhe, për këtë arsye ai ka zgjedhur të publikojë disa fotografi të hartës që mban në zyrën e tij.
“Është një hartë zyrtare e BE-së, e Ballkanit Perëndimor. Kosova është aty dhe po ashtu është linja që e ndan Kosovën nga Serbia”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
“Dita e sotme është një shembull se pse dialogu për normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm. Kështu që çështje të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime”, ka shkruar më tej Lajçak.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










