Kosova
Lajçak flet për Pahorin si emisar i ardhshëm
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për ish-presidentin slloven, Borut Pahor, i përfolur si zëvendësues i mundshëm i Lajçakut në mandatin e radhës, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se Pahor e njeh dhe është i interesuar për rajonin dhe se ky është faktor i rëndësishëm nëse e merr pozitën e emisarit.
“E kam njohur presidentin Pahor për shumë vjet. Jemi takuar dhe kemi diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor në disa raste, e di se ai është shumë i interesuar në rajon dhe ka njohuri për rajonin. Sigurisht se ky është një faktor i rëndësishëm”, ka thënë Lajçak në një intervistë për N1 të Sarejvës.
Lajçak ka theksuar tutje se “është logjike që me lidershipin e ri të BE-së, është mirë që një fazë e re e procesit do të fillojë”.
“Kështu që deri më 31 gusht jam plotësisht përgjegjës dhe i përkushtuar për këtë proces”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











