Lajme

Ky zakon i të ushqyerit në mëngjes ju rrezikon nga kanceri

Eksperët shëndetësor thonë se mëngjesi është një prej vakteve më të rëndësishme, ku ajo çfarë zgjedhim të konsumojmë dhe mënyra sesi e konsumojmë, përcakton shëndetin dhe mirëqënien tonë.

Një ndër dilemat më të mëdha lidhur me produktet që konsumojmë në vaktin e mëngjesit është buka. Shumë prej nesh kanë zgjedhur ta eleminojnë kategorikisht atë nga regjimi i tyre ushqimor dhe pjesa tjetër kanë gjetur alternativa më pak të dëmshme për ta konsumuar.

Një ndër to është edhe buka e thekur, të cilën shumica prej nesh e konsumojnë për mëngjes. Por a e dini se ky zakon  i të ushqyerit nuk është aspak i shëndetshëm?

Referuar ekspertëve britanikë të Food Standards Agency (FSA) buka e thekur, sidomos kur merr atë ngjyrën kafe të theksuar, rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun e prekjes nga kanceri.

Këtij rreziku i bashkëngjitet edhe rreziku që vjen nga patatet e skuqura.

Gjatë thekjes, buka ekspozohet ndaj valëve elektromagnetike të pajisjes, të cilat prodhojnë acrylamide, e cila është shumë e rrezikshme për shëndetin.