Lajme
Shkarkohen meteorologët, parashikimi i gabuar i motit ua anuloi shfaqjen
Qeveria hungareze shkarkoi kreun e shërbimit meteorologjik të vendit dhe zëvendësen e saj të hënën, dy ditë pasi një shfaqje e madhe e fishekzjarreve e planifikuar në Budapest u shty për shkak të frikës së motit të keq që rezultoi se nuk ishte aspak i keq, shkruan Euronews, përcjell albinfo.ch.
Kornelia Radics dhe Gyula Horvath të Agjencisë Kombëtare Meteorologjike (NMS) u shkarkuan nga postet e tyre nga ministri i Teknologjisë dhe Industrisë, Laszlo Palkovics, shkruan Euronews.
Njoftimi erdhi një ditë pasi media pro-qeveritare kritikoi agjencinë e motit, parashikimi i së cilës për stuhi dhe erëra çoi në anulimin e shfaqjes së fishekzjarreve të shtunën.
Festimi për Ditën e Shën Stefanit duhej “të përshkruante një kronikë të përmbledhur të 1 000 vjetësh nga lindja e Hungarisë së krishterë deri në ditët e sotme, duke u përqendruar në mësimet e vlerave kombëtare”, thuhet në faqen e internetit që ka planifikuar këtë shfaqje me fishekzjarrë.
Festimet, sipas organizatorëve, kishin për qëllim të vinin në pah momentet më të rëndësishme të historisë hungareze dhe “vlerat e rëndësishme kombëtare që po ashtu mund të ofrojnë mësim moral për jetën e përditshme”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










