Lajme
Ky fshat italian dëshiron t’i përkasë Zvicrës
Fshati Monteviasco mund të arrihet vetëm në këmbë. Duke ju bashkuar Zvicrës, fshati italian kërkon t'i japë fund izolimit
I vendosur midis liqenit Lago Maggiore, malit Monte Tamaro dhe qytetit Lugano shtrihet fshati i vogël italian, i quajtur Monteviasco. Përshkrimi tingëllon idilik, por fshati aktualisht po vlon.
Monteviasco është shkëputur nga bota e jashtme që nga viti 2018, transmeton albinfo.ch. Nëse doni të shkoni nga lugina në fshatin malor, ju duhet fuqi dhe kondicion: fshati mund të arrihet vetëm në këmbë dhe, duhet të ngjitesh 1400 shkallë për të arritur në fshatin malor.
Edhe pse fshati ka një teleferik, për shkak të një rasti vdekjeje, ai nuk ka qenë në funksion që nga viti 2018. Dhe shteti italian duket se nuk po bën asgjë për këtë, shkruan srf.ch. Për këtë arsye fshati po merr në dorë fatin e tij: me një letër provokuese banorët kërkojnë që fshati t’i aneksohet Zvicrës.
“Nëse tërheqja e kufirit kombëtar do të ndihmonte për të shpëtuar nga prangat e burokracisë italiane, atëherë Zvicra është e mirëpritur”, thuhet në letër.
Megjithatë, me sa duket banorët e Monteviaskos nuk e kanë seriozisht letrën e tyre. Siç shkruan gazeta “Prealpina”, letra synon të rindezë debatin për të ardhmen e luginës.
Por Monteviasco nuk është fshati apo rajoni i parë që mendon t’i bashkohet Zvicrës.
Në mars të vitit 2012, një peticion në internet donte ta bënte Lombardinë kanton zviceran. Brenda gjashtë ditëve, 20,000 njerëz kishin nënshkruar peticionin, përcjell albinfo.ch. Por, për të plotësuar kushtet për referendum, duhej të mblidheshin 500,000 nënshkrime.
Janë edhe disa raste të tjera, të ngjashme. Njëri prej tyre vinte nga ana ekundërt: Nuk kishte kërkesë nga Italia por nga Zvicra në vitin 2019. Financiarisht, enklava italiane e Campione d’Italia ishte në gjendje të keqe. Këshilltari i qeverisë së Kantonit Ticino, Norman Gobbi nga partia Lega, i ofronte “zviceranizimin” atij fshati nëse Italia nuk do të arrinte ta nxirrte atë nga kriza.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












