Lajme
Ky fshat është në shitje për 260.000 €
Fshati Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore, është në shitje për 260.000 €.
I vendosur në kufirin me Portugalinë në provincën e Zamoras dhe tri orë me makinë nga Madridi, Salto de Castro ka shumë nga ndërtesat që mund t’i gjeni në një qytet të vogël spanjoll.
Ai ka 44 shtëpi, një hotel, një kishë, një shkollë, një pishinë komunale dhe madje edhe një ndërtesë kazerme që dikur strehonte rojat civile.
Por ajo që nuk ka janë banorët. Salto de Castro është braktisur për më shumë se tri dekada.
Pronari e bleu fshatin në fillim të viteve 2000, me synimin për ta kthyer në një pikë turistike. Megjithatë, kriza e eurozonës pengoi lulëzimin e planit.
“Pronari kishte ëndrrën për të pasur një hotel këtu, por gjithçka u pezullua”, tha Ronnie Rodríguez, nga Royal Invest, kompania që përfaqëson pronarin. “Ai do të donte ende që projekti të realizohej”.
Rodríguez tha se 300 njerëz kanë shprehur interes për blerje nga Rusia, Franca, Belgjika dhe Britania e Madhe. Një blerës potencial ka vënë tashmë para për ta rezervuar, tha ai.
Salto de Castro u ndërtua nga kompania e prodhimit të energjisë elektrike Iberduero për të strehuar familjet e punëtorëve që ndërtuan rezervuarin ngjitur, nga fillimi i viteve 1950.
Por banorët u larguan pas përfundimit të tij dhe fshati u braktis plotësisht në fund të viteve 1980./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










