Lajme
Ky është qyteti italian që ju gjobit për një ‘selfie’
Nëse qëndroni shumë gjatë duke bërë foto në qytetin italian të Portofinos, do të gjobiteni me 275 euro. Ky vendim, sipas autoriteteve, do të shmangë trafikun në qytetin luksoz e shumëngjyrësh.
Sipas kryebashkiakut, të gjithë ata që ndalojnë të bëjnë foto bllokojnë rrugët dhe trafikun. Ai shtoi se njerëzit që bëjnë selfie shkaktojnë “kaos anarkik”.
Qeveria lokale e nisi vendimin gjatë fundjavës së Pashkëve dhe planifikon të mbajë rregullin e vendosur për selfie deri në fund të sezonit të festave në tetor.
Për turistët që janë të dëshpëruar për të bërë një selfie në zonat e ndaluara, ndalimi hiqet çdo ditë në orën 18:00.
Portofino nuk është i vetmi qytet ku autoritetet i kanë ndaluar njerëzit të bëjnë selfie.
Autoritetet e Japonisë i kanë ndaluar njerëzit të përdorin shkopinj selfie në gjithë rrjetin hekurudhor. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzve u është ndaluar të bëjnë selfie në pjesë të Kullës së Londrës për shkak të shqetësimeve të sigurisë që lidhen me Kurorën Mbretërore. Në Spanjë, qeveria i ka ndaluar njerëzit të bëjnë selfie gjatë eventit vjetor të vrapimit të demave, në rast të kundërt gjobiten me 3000 € ./Euronews
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













