Kosova
Ky është numri i shqiptarëve që kanë marrë leje qëndrimi në BE
Është bërë e ditur se mbi 622 mijë shqiptarë në dekadën e fundit (2008-2018) kanë marrë leje qëndrimit në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.
Sipas këtij raporti thuhet se numri më i lartë i lejeve të dhëna ka qenë në periudhën 2008-2010, ku rekordi është në vitin 2008 me gati 100 mijë lekë, për të zbritur në 75 mijë në 2010-n, që përkon dhe me emigracionin e lartë të asaj kohe.
Rigjallërimi i ciklit të emigracionit shënoi dhe rritjen e lejeve në viet e mëpasshme, duke arritur në 2018-n, me rreth 62.5 mijë të tilla, niveli më i lartë që nga viti 2010.
Po ashtu, ky raport tregon se rekordin e mban Italia, me 308 mijë leje të dhëna në dekadën e fundit, ose rreth 50% të totalit. Në vend të dytë është Greqia, me 224 mijë lekë (36%).
Nga të dy këto shtete ka një rënie të ndjeshme të ndjeshme të lejeve të qëndrimit vitet e fundit në raport me periudhën 2008-2010. (shiko grafikët e lejeve nga Greqia e Italia).
Gjithashtu, rritje të ndjeshme vitet e fundit ka shënuar dhe Gjermania, që ka dhënë gjithsej 28 mijë leje, nga të cilat 10 mijë i ka dhënë vetëm në 2018-n. Gjermania së fundmi është kthyer në destinacion të preferuar të profesionistëve shqiptarë, pasi për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore, ekonomia më e madhe e Europës po josh infermierë, IT, inxhinierë (shiko grafikun më poshtë, lejet e qëndrimit dhënë nga Gjermania).
Mbretëria e bashkuar është në vend të katërt me mbi 3 mijë lejë në vit gjatë 2017-2018 (total gati 20 mijë).
Më pas renditet Franca, me 10.7 mijë leje, ku dy vitet e fundit janë dhënë rreth 2 mijë leje në vit, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili


















