Lajme
Kuvendi i Shqipërisë në korrik mban seancë për gjenocidin në Srebrenicë
Më 7 korrik seanca për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla tha se do të ftojmë përfaqësues të Bosnje-Hercegovinës dhe familjarët e viktimave.
Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ka kërkuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të 15 qershorit mbajtjen e një seance në Kuvend në nder të viktimave të Srebrenicës.
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla bëri me dije se seanca do të mbahet më 7 korrik, ndërsa tha i ka kërkuar Kryetares së Komisionit të Jashtëm që të ftojnë edhe përfaqësues të Bosnjë e Hercegovinës e familjarë të viktimave të gjenocidit serb.
“Dje në Konferencën e Kryetarëve kam rikujtuar një vendim të Kuvendit më 12 maj, lidhur me shqyrtimin dhe miratimin e një rezolute për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Më 12 maj ramë dakord që Kuvend të mbajë një seancë të posaçme për këtë çështje, seanca nuk mund të zhvillohet më 11 korrik, dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave te gjenocidit, se është pushim dhe kështu kërkova që seanca të zhvillohet më 7 korrik dhe me solemnitetin e nevojshëm një përfaqësues i qeverisë, kryetarët e grupeve parlamentare të mbajnë fjalët e rastit dhe dokumenti të jetë serioz, ku Kuvendi të shprehë qartë përmes kësaj rezolute dënimin e këtij gjenocidi. Po ashtu i kërkova kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme që të ftojmë dhe përfaqësues të Bosnjë e Hercegovinës dhe familjarë të viktimave të këtij gjenocidi”, tha Balla.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











