Lajme
Kushdo që udhëton në Itali, duhet të dijë këto masa të reja
Bëhet e ditur se shteti Italian, zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë deri më 31 mars 2022. Pas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një deklaratë për shtetasit shqiptarë të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë.
“Për personat që hyjnë në Itali, nga një vend i BE, është i detyrueshëm tamponi negativ PCR. Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore dhe tamponi negativ”, thuhet në njoftim.
Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive të caktuara :
- Pune
- Shëndeti,
- Studimi,
- Urgjence,
- Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
- Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
- Personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali,
- Sportistë, teknikë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
- Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike https://app.euplf.eu/
- Testi me rezultat negativ molekular (PCR) të kryer 72 orë përpara udhëtimit ose antigjenik të kryer 24 orë përpara udhëtimit;
- Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Këto rregulla për udhëtimin janë në fuqi nga data 16 dhjetor 2021 deri më 31 janar 2022.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç












