Shqipëria
Kush mund të hyjë në Turqi pa e bërë testin PCR?
Lirohen nga testi PCR pasagjerët që posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës solli sot disa informacione të rëndësishme në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Turqisë.
Sipas Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), nuk duhet të kryejnë testin PCR pasagjerët që posedojnë dokumentin që vërteton se janë vaksinuar minimumi 14 ditë përpara hyrjes në Turqi, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Po ashtu nuk duhet ta kryejnë testin PCR as pasagjerët që vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit.
Një kategori tjetër që nuk duhet ta kryejnë testin PCR janë pasagjerët që nuk janë vaksinuar dhe nuk e kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit, duhet të kenë kryer testin PCR maksimumi 72 orë përpara nisjes, ose testin e shpejtë antigjen 48 orë përpara fluturimit.
Po ashtu, TIA njofton se testi PCR kryhet edhe në aeroport, por jo testi antigen.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









