Kosova
Kurti: Zahir Pajaziti e shtoi vetëbesimin e UÇK-së
Kryeministri Albin Kurti me kryeparlamentarin Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te shtatoret e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut dhe Ilir Konushevcit, në Podujevë.
Kurti tha se ata ishin lufta e paraluftës, aksionet para betejave, kushtrimi për lirin e popullit dhe çlirimin e vendit.
“Andaj sot i kujtojmë më shumë mall e krenari për punën, veprën, jetën dhe flijimin e tyre për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar”, tha Kurti.
Ai shtoi se Zahiri, Hakifi dhe Iliri i dhanë një hov të jashtëzakonshëm çlirimit të Kosovës dhe se ata e shtuan vetëbesimin brenda radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se heronjtë tanë, kolosët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu dhe Ilir Konushevci, përmes aksioneve të suksesshme guerile bënë që çdo polic e ushtar i Serbisë okupatore në Kosovë të mos ndihej i sigurt, duke theksuar se kjo është arritje shumë e madhe sepse e ngriti moralin popullor.
“Ata dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e UÇK-së, lufta e lavdishme e të cilës çoj në çlirimin e Kosovës dhe në shporrjen e Serbisë okupatore nga trojet tona”, tha ai.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









