Kosova
Kurti takon deputetin shqiptar të Parlamentit të Zvicrës
Mësohet se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, përcjell albinfo.ch.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kryeministri Kurti tha se ndjehet krenar me arritjet e Aliajt, gjersa i ofroi mbështetjen e plotë në kauzën e përbashkët për mundësi të barabarta për të gjithë.
“Deputeti Aliaj tregoi për angazhimin e tij në kauzën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ai shprehu vullnetin për të kontribuar edhe në Kosovë.
Kryeministri Kurti foli për angazhimin e Qeverisë për krijimin e kushteve të përshtatshme dhe gjithë përfshirje në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuar”, thuhet në njoftim.
Ai përmendi një ndër vendimet e vitit të parë të qeverisjes, që ishte shpallja e vitit 2022 “Vit i personave me Aftësi te Kufizuara”.
Teksa theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe barazisë në edukim, Kurti veҫoi punësimin e 250 asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta në shkolla, dhe planet për punësimin e 500 sosh.
Po ashtu, sipas njoftimit, duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve, u veҫua miratimi i Udhëzimit Administrativ për Listën e llojeve dhe pajisjeve ndihmesë, që ofrohen falas për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, krahas ndarjes së mjeteve për barnat që jepen falas nga lista esenciale.
Krahas rritjes së mbështetjes për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe Federatën e Sportit për të Verbër, u potencua edhe mbështetja e veçantë për pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Paris 2024, ku Republika e Kosovës do të shënojë pjesëmarrjen e parë historike në këto lojëra.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












