Kosova
Kurti pret në takim Memli Krasniqin, diskutojnë për dy tema
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e sotme do të presë në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Krasniqi është i vetmi nga tre liderët opozitarë që e ka pranuar ftesën e shefit të ekzekutivit.
Në këtë takim pritet të diskutohet rreth agjendës legjislative, ndërsa sipas Krasniqit, për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Shefi i ekzekutivit, përmes këtij takimi të ftuar nga vetë ai, do të synojë të shtyjë para agjendën e legjislativit, derisa i pari i PDK-së caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.
Takimi po konsiderohet si i rëndësishëm, edhe pse sipas njohësve të fushës, s’priten rezultate nga ai.
Sipas tyre, kryeministri Kurti është dashur të thërrasë opozitën në takim për të diskutuar rreth çështjeve të tjera shumë më të rëndësishme, si ajo e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë refuzuar ftesën e Kurtit për takim.
E-Diaspora
-
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës... -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












