Kosova
Kurti: Përurimi i objektit të ri të ambasadës sonë në SHBA, dëshmi e fortë për aleancën tonë

Gjatë ditës së djeshme është bërë përurimi i objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në SHBA, i cili është blerë kohë më parë, përcjell albinfo.ch.
Në përurim morën pjesë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, si dhe ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli.
Ndërkaq sot, përmes një postimi në Facebook, kryeministri Albin Kurti iu gëzua këtij momenti, duke thënë se objekti i Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje.
“Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Washington-it të stilit neo-gotik anglez, ndërtesën e ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e Massachusetts, apo siç njihet ndryshe, ‘Rruga e Ambasadave’”.
“Përurimi i saj në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, është simbolikë e thellë, dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë”, deklaroi kryeministri Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët Pasaportat, patentat dhe biletat e klimës bëhen më të shtrenjta...
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh