Kosova
Kurti para deputetëve: Nëse Serbia do të ndiente përgjegjësi për gjenocidin, do ta njihte pavarësinë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në seancën solemne të Kuvendit për 16-vjetorin e Pavarësisë, tha se nëse Serbia do të kishte ndier përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë, do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës qysh më 17 shkurt 2008.
Kurti edhe një herë ka kujtuar se Serbia po ndjek rrugën e konfrontimit me Kosovën. Ka përmendur edhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë, duke thënë se janë pakica më e diskriminuar në Evropë.
“Kosovën e ka pjekur para kohe qëndresa e popullit tonë ndaj valëve të njëpasnjëshme të pushtimeve dhe gjenocideve. Kosova u bë Republikë në Kaçanik dhe u luftua me pushkë të UÇK-së. Me flijimet që bëri për idenë e Republikës, Kosova fitoi simpatinë e shteteve demokratike që i dolën në krah më 1999. Më 2008 s’kishte mbetur dilemë te ndërkombëtarët se nëse Republika e Kosovës do të vinte. Por diskutohej të vinte në një trajtë të tillë që ishte e pranueshme edhe për armikun më të madh të saj, shtetin serb, që kishte dashur ta mbyste idenë e shtetit të shqiptarëve. Të gjithë e kemi të qartë se në rast se Serbia shtetërore do të ishte ndier sado pak përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë, nëse në politikën e saj do të kishte mbizotëruar arsyeja dhe jo revanshizmi shovinist, ajo duhej ta kishte njohur Kosovën qysh më 2008. Kosova garanton të drejtat më të gjera për pakicat në rajonin tonë, posaçërisht te serbët. Shqiptarët në Luginë janë pakica më e diskriminuar në Evropë, që edhe sot po i nënshtrohet spastrimit me të ashtuquajturin pasivizim të adresave. Është për keqardhje që fqinji ynë verior ka zgjedhur rrugën e konfrontimit dhe bllokimit të funksionimit të brendshëm të Kosovës dhe njohjeve të jashtme”, tha kryeministri.
Ai ka përmendur refuzimin e Serbisë për të nënshkruar marrëveshjet bazike, duke shtuar se zgjodhi ta përfaqësonte terrorizmin.
Në ditëlindjen e 16-të të Kosovës, Kurti falënderoi edhe aleatët: SHBA-në, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë, Turqinë dhe vendet e tjera të BE-së dhe NATO-s.
Tutje Kurti falënderoi 117 shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Shtetit dhe kontributin e Shqipërisë.
“Me 16 vitet e saj Rebublika gëzon shëndet e bukuri dhe ne do të bëjmë çmos që ajo të begatojë dhe të zbukurohet edhe në të ardhmen, sepse të gjithë ne si popull dhe institucione jemi të vendosur për t’i dalë zot Kosovës tonë. Urime e ju faleminderit!”, tha Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar
Jeta në Austri
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010












