Kosova
Kurti: Nuk isha në dijeni për vendimin e BQK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për përplasjen me aleatët rreth çështjes së dinarit serb.
Ai thotë se nuk ishte në dijeni që Banka Qendrore e Kosovës do e merrte një vendim të tillë dhe shton se presioni ndaj tij filloi pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, propagandoi se ky vendim do të sjellë “katastrofë” për serbët e Kosovës.
“Më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Banka Qendrore mori këtë vendim, për rregulloren e re dhe bëri mirë. Nuk kisha ide për këtë vendim apo për drafitmin e kësaj rregullore. Gjithçka ishte duke shkuar mirë dhe pa probleme dhe në mes të janarit, pikërisht pasi përgatitjet po shkonin mirë, presidenti serb, Vuçiq, alarmoi rajonin dhe Evropën se “katastrofa” do të ndodhë prej 1 shkurtit kur dinari do të përjashtohet. Dhe atëherë presioni ndaj meje filloi, kur Vuçiqi foli. Ne nuk po përjashtojmë dinarin, mund të keni dinarë në Kosovë, por mjet për pagesa është euro, sipas Kushtetutës mund të ketë vetëm një valutë. Ne duam të ndihmojmë serbët dhe nuk ka qeveri që kur kemi shpallur pavarësinë që i ka ndihmuar komunitetit serb më shumë se ne”, tha Kurti për gazetarin Andrew Mueller nga radio “Monocle”.
Zyrtarë të lartë amerikanë në ditët e fundit kritikuan Qeverinë e Kosovës për mospërfilljen e kërkesës amerikane për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
Ata e cilësuan këtë si vendim të njëanshëm që mund të prodhojë pasoja edhe në partneritetin me SHBA-në.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










