Kosova
Kurti me ministra i prijtën Paradës së Krenarisë në Kosovë
Pasditen e së shtunës, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ishte nikoqir i Paradës së Krenarisë organizuar nga komuniteti LGBTQI+.
Me moton ‘Kemi qenë dhe do t’jemi’, pjesëtarë të këtij komuniteti të mbështetur edhe nga liderë institicionesh e aktivistë të shoqërisë civile marshuan në sheshin e Prishtinës. Në ballë të kësaj parade, në shenjë solidarizimi me këtë komunitet doli edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, ransmeton albinfo.ch.
“Republika jonë është demokratike. Nuk e përjashton asnjërin dhe garanton barazi për të gjithë dhe secilën e secilin. E është pikërisht barazia që na e mundëson bashkimin, pamundëson përjashtimin dhe sjell gjithëpërfshirjen”, tha Kurti.
Slogani “Kemi qenë dhe do t’jemi”, sipas Kurtit jep mesazhe të dashurisë, të të drejtave, pa paragjykime. Parada e krenarisë afirmon diversitetin dhe kundërshton stigmatizimin.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
















