Lajme
Kurti: Mbi 200 gjykatës shqiptuan vetëm dënime me kusht dhe gjobë për rastet e dhunimit

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë ka bërë që Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Drejtësisë të dorëzojë sot në Kuvendin e Kosovës dosjen për Vettingun.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se bazuar në disa të dhëna, rreth 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime kusht dhe gjobë për rastet e dhunës seksuale, ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale.
Kurti së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë konferencës për media, ku folën për rastin e 11-vjeçares, e cila u dhunua nga pesë persona në fund të gushtit në Prishtinë, e që dyshohet se i njëjta gjë i kishte ndodhur edhe në qershor, kryeministri Kurti tha se në 85 për qind të rasteve të dhunës seksuale, viktimat kanë qenë të mitura.
“Në mbi 85 për qind të këtyre rasteve kanë qenë të mitura. 140 prokurorë kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merreni me mend mbi 200 gjykatës, më shumë se gjysma e gjykatësve në Kosovë kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht dhe gjobë, dhe rreth 140 prokurorë nga gjithsej 200 sa janë”, ka thënë Kurti.
E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u shpreh se po të vepronte Prokuroria me kohë në këtë rast nuk do të ndodhte kjo, e cila ka ndodhur, derisa uroj që do të ketë edhe dorëheqje të tjera.
“Ka pasur dy dorëheqje dhe ne urojmë që të ketë edhe të tjera për faktin që e kuptojmë ka edhe zyrtarë të tjerë që nuk i kanë kryer detyrat e tyre pas asaj që ka ndodhur. Siç e dini, unë dje kam kërkuar edhe dorëheqjen edhe të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Po të vepronte Prokuroria me kohë ata persona do të arrestoheshin më herët, ata vepruan dy muaj më pas. Jemi duke identifikuar persona përgjegjës brenda MD dhe MPB që mund të ndërlidhen me rastin dhe të marrim masa edhe ndaj atyre”, tha Haxhiu.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor