Kosova
Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji

Kryeministri Albin Kurti, pas përmbylljes me sukses të procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, tha se kapacitetet e energjisë elektrike përkojnë me zhvillimin ekonomik të një shteti dhe se çdo megavat i ri i instaluar paraqet një potencial më të madh të prodhimit e të rritjes ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Në ankandin elektronik për projektin e parë solar prej 100 megavatëve, ai tutje tha se si qeveri synojnë të punojnë dhe të krijojnë një sektor energjetik që është i sigurt e që vendos qytetarin e Kosovës në qendër.
“Pesë kompani nga Franca, Turqia, Egjipti dhe Zvicra e Kosova, të gjitha lidere të sektorit, asnjëra këtu nuk është rastësisht. Përgjatë më se një viti, institucionet e Kosovës të udhëhequra nga Ministria e Ekonomisë, kanë punuar me mund dhe nder për të zhvilluar një proces transparent dhe të barabartë. Rezultatet e kësaj pune tashmë po i gëzojmë jo vetëm me përmbylljen e ankandit tonë të parë, por me përforcimin e statusit të vendit tonë si destinacion i preferuar për investime në energji, falë politikave stabile të ambientit të sigurt për të bërë biznes. Kapacitetet e energjisë elektrike përkojnë me zhvillimin ekonomik të një shteti. Çdo megavat i ri i instaluar paraqet një potencial më të madh të prodhimit e të rritjes ekonomike si dhe të përmirësimit të mirëqenies sociale. Për ne, zhvillimi i megavatëve është edhe pasqyrë e parimeve të qeverisjes. Si qeveri synojmë të punojmë e të krijojmë një sektor energjetik që është i sigurt, që e vendos qytetarin e Kosovës në qendër e që ec në hap me zhvillimet botërore. Ankandi solar 100 megavatësh është pasqyrim i këtyre synimeve”, u shpreh Kurti.
I pari i qeverisë tutje tha se Parkun Solar kanë vendosur ta ndërtojnë në tokë publike, pasi siç tha ai, publikes do t’i shërbejë.
“Themi për një sektor energjik të sigurt, sepse po i shtojmë 100 megavatë të rinj në prodhimin tonë të energjisë. Themi për një sektor energjetik që vendos qytetarin në qendër të tij, sepse me zgjedhjen e procedurës konkurruese jemi siguruar që do të nxjerrim çmimin më të ulët për blerjen e energjisë. Kjo energji do të jetë e pastër e do të mbrojë mjedisin dhe shëndetin e secilit. Parkun Solar kemi vendosur ta ndërtojmë në tokë publike, sepse publikes do t’i shërbejë. Për herë të parë në rajonin tonë po zhvillojmë një proces si ky i sotmi, ku çmimet do të jepen në kohë reale e transparencë të plotë. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e Ministrisë së Ekonomisë, institucioneve të tjera të përfshira dhe bashkëpunimin me asistencë nga USAID-i”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri