Kosova
Kurti: Gjuriq arrestohet dhjetë vjet me vonesë
Ai tha se VV dënon qëndrimin shovenist dhe racist të mbrëmshëm të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, që sipas Kurtit, këtë gjuhë e kanë dëgjuar para 20 vitesh
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se arrestim i djeshëm i zyrtarit kryesor të Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq është bërë dhjetë vjet me vonesë.
Ai ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për qeveri koncensuale për të shpëtuar politikanët, por duhet të shpëtohet Kosova nga bosnjizimi dhe për këtë është e nevojshme qëndrimi konsensual ndaj Serbisë dhe strategjia shtetërore për bashkimin e Mitrovicës dhe integrimin e veriut në përgjithësi, përcjell albinfo.ch.
“Dje u dëshmua që pushtetin në shtetin e kapur të Kosovës e ka lejuar dhe toleruar Serbinë në Kosovë. Policia e Kosovës ka aftësi profesionale për t’u përballur me praninë e Serbisë, mirëpo regjimin në Kosovë nuk ka vullnet politikë për këtë gjë. Mbajtja e Gjuriqit vetëm 5 minuta në stacion të policisë në Prishtinë pas defilimit prej 50 metrave para kamerave, është dëshmia e dytë që ajo çfarë u bë dje nuk ishte as për sundim të ligjit e as për rend kushtetues”, ka thënë Kurti.
“Gjuriq ish dashur të mbetët në arrest për t’u vendosur drejtësia me proces të rregullt gjyqësor. Ai nuk është dashur të akuzohet vetëm për kalim ilegal të kufirit, por edhe për cenim të integritetit territorial të Kosovës. Arrestimi i Gjuriqit ndodhi një orë pasi që Thaçi, Veseli e Haradinaj u dakorduan që Kosova ta nisë shkrimin e statutit të ‘Zajednicës’. Kundër së cilës kemi nënshkrimet e mbi 205 mijë qytetarëve të Republikës së Kosovës, demonstratat më të mëdha të Kosovës pas luftës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që thotë se: ‘Plot 23 nene të Kushtetutës janë shkelur’. Aksioni që nuk është sekuencë pozitive ka konsekuenca negative. Ne nuk e dimë nëse kishte strategji shtetërore para aksionit të djeshëm. Ne nuk e dimë nëse tash ka strategji shtetërore pas aksionit të djeshëm. Dhe ne kemi përvojë të hidhur me mungesën e strategjive shtetërore të Kosovës kundrejt Serbisë dh e për Veriun e Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ai tha se VV dënon qëndrimin shovenist dhe racist të mbrëmshëm të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, që sipas Kurtit, këtë gjuhë e kanë dëgjuar para 20 vitesh.
“Lëvizja Vetëvendosej beson se katër gjëra janë të rëndësishme në vijim: E para, në vend se të luten Lista Serbe që të kthehen, të zëvendësohen ministrat e saj duke ftuar ata serbë që pranojnë Republikën e Kosovës, p.sh. politikanët si Nenad Rashiq dhe në vend të dialogut të mbyllur me Serbinë për pajtim të fillojnë dialog të hapur me serbët e Kosovës dhe të gjitha pakicat për zhvillim. Përndryshe nëse ky aksion i djeshëm ndodhet midis dy darkave të Thaçit me Vuqiçin, atëherë kjo është një ‘qorbë’ që se hanë kush më. Dy, ‘Zajednica’ ka vdekur, ajo nuk duhet ringjallet”, deklaroi Kurti.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











