Kosova
Kurti flet për përgjimet e Kusari-Lilës: Situatë e montuar, qytetarët e dinë kush ka bashkëpunuar me Radoiçiqin
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për përgjimet e reja që janë publikuar ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me kriminelin serb, Milan Radoiçiq, përgjegjësin kryesor të sulmit në Banjskë, përcjell albinfo.ch.
Kurti ka thënë se për këtë rast zëdhënësi i LVV-së ka dhënë përgjigjen e saktë, derisa ka shtuar se qytetarët e dinë pse Radoiçiqi tash po ikë e dikur ishte në kryeministri.
“Unë vetë nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radojiçiqin dhe e kanë shumë të qartë pse Radojiçiq ka ikur tash dhe e dikur ishte në Kryeministri. Për këtë zëdhënësi i subjektit ku unë jam kryetar i LVV-së, Arlind Manxhuka, e ka dhënë përgjigjen e saktë”, tha Kurti.
Kryeministri para gazetarëve shtoi se “ajo është një situatë e montuar dhe Radoiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe trysnia do të duhej të ishte që të ketë aktakuzë ndaj tij”.
Teksa u pyet edhe nëse do të merren masa ndaj Kusari-Lilës, Kurti tha “po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, si u pre e nga kush u organizua. Por edhe një herë unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së për këso gjërash, ka komisione, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar ndokush”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









