Lajme
Kurti e Osmani vizitojnë veriun e Mitrovicës
Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, i shoqëruar nga u.d e presidentes, Vjosa Osmani, kanë vizituar sot qytetin e Mitrovicës. Ata kanë qëndruar edhe në pjesën veriore të këtij qyteti.
Kurti e Osmani kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri.
Kjo ka bërë që të ketë forca të shumta të Policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit.
Në disa video të publikuara nga mediat në Kosovë, shihen dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe raportohet se ndërprenë vizitën e dy politikanëve kosovarë. Në shoqërinë e Kurti dhe Osmanit shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët.
Ndërsa për këtë vizitë është deklaruar Vetëvendosje.
“Atje janë mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës, por pa dyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se Kurti e Osmani, në fakt, janë antipodi edhe i Listës Serbe”, ka deklaruar zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu.
Ndërsa raportimet se Kurtit e Osmanit i është ndaluar hyrja nga serbët në veri, Kryeziu i ka quajtur të pavërteta.
“Kryeministri i ardhshëm i Republikës, Albin Kurti, e presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur”, ka shkruar Kryeziu.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










