Kosova
Kurti: Buxheti i komunave këtë vit është më i lartë, asnjë komunë nuk favorizohet
Kurti u bën thirrje komunave për angazhim e përkushtim në procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se këtë vit se buxheti për komunat në vend është më i madh ndonjëherë. Ai ka mohuar akuzat se po favorizohen komunat e afërta me Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell albinfo.ch.
Në një takim me kryetarët e komunave së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Kurti ka shtuar se buxheti i vitit 2024 është për gati 90 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin paraprak 2023, kurse për tre vjet mandat buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.
“Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 744 milionë euro dhe është buxheti më i lartë ndonjëherë në Kosovë. Granti për komunat e kap shumën e 284 milionë euro, që është Granti më i madh ndonjëherë në Kosovë dhe komunat si Ferizaj dhe Gjakova janë komunat që përfitojnë më shumë për investime nga Ministria e Infrastrukturës. Po dëgjojmë fjalë se komunat e afërta me pushtetin po përfitojnë më shumë, e kjo nuk qëndron aspak”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti u bëri thirrje komunave për bashkëpunim sa më të mirë me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për realizimin e procesit të regjistrimit të popullsisë.
“Regjistrimi i popullsisë do të fillojë në fillim të muajit prill, pra një muaj e gjysmë nga sot. Ky regjistrim do të rezultojë me të dhëna të shumta që do të mundësojnë vendimmarrësve dhe shfrytëzuesve të tjerë, duke filluar nga qeveria, shoqëria civile, bizneset, donatorët e investitorët të zhvillojnë strategji, programe e produkte dhe ofrojnë shërbime që i plotësojnë nevojat e qytetarëve. Politikëbërja e bazuar në të dhëna është e rëndësishme si për nivelin qendror, ashtu edhe për atë lokal të qeverisjes, sepse mundëson planifikim të mirë, shpërndarje të drejtë dhe të barabartë të burimeve për arsim, shëndetësi dhe punësim… Në mënyrë që regjistrimi të realizojë në tërësi objektivat për gjenerimin e të dhënave të plota dhe të sakta nevojitet një bashkëpunim dhe bashkëveprim i ngushtë ndërmjet Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe komunave të Republikës. Andaj shfrytëzoj rastin që edhe në këtë takim të bëj thirrje për përkushtim dhe angazhim të përbashkët të të gjithëve në përfundimin me sukses të këtij procesi me rëndësi qenësore për zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë”, tha Kurti.
Përveç kësaj, si çështje urgjente për të diskutuar, Kurti vlerësoi problemin e vazhdueshëm me qentë endacak, derisa potencoi se kjo situatë është shqetësuese për të gjitha komunat.
Kurti tha se strategjia për zgjidhjen e këtij shqetësimi përfshinë disa hapa ndër institucional, siç është ndërtimi i strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenëve.
Ai tha se është propozuar që të ndërtohen katër strehimore për qentë endacak, në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit dhe Kamenicës.
Lidhur me këtë, Kurti iu bëri thirrje kryetarëve të komunave për bashkëpunim me grupin punues për arritjen e objektivave të synuara nga të cilët përfitues janë të gjithë sipas tij.
“Është çështja e qenëve të braktisur dhe endacak. Ky është një shqetësim që e ka çdo komunë dhe për të cilën qeveria e ka krijuar grupin koordinues të udhëhequr Ministria e Administrimi të Pushtetit Lokal. Strategjia e dalë nga ai grup parasheh disa hapa ndër institucional ndër to, ndërtimin e strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenëve. Për momentin Grupi punues propozon ndërtimin e katër strehimoreve në katër komuna. Në Prishtinë, në Prizren, në Pejë dhe Gjilan e Kamenicë…Iu bëjë thirrje që të bashkëpunoni sa më ngushtë më këtë Grup koordinues në arritjen e objektivave të synuara nga të cilët përfitues janë të gjithë”, potencoi Kurti.
Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se me një bashkëpunim më efikas dhe projekte konkrete me shumën e buxhetit të ndarë, mund të ndikojmë drejtpërdrejt sipas tij në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Krasniqi u bëri thirrje komunave që të raportojnë në sistemin për përformancën e vitit 2023, ngase është obligim ligjor dhe se në të kundërtën do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj komunave që nuk raportojnë.
E-Diaspora
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025” Një storie suksesi nga Suedia ...
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri