Lajme
Kur do të vijë vaksina kundër Covid-19 në Kosovë?
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se, edhe pse nuk ka një datë të saktë se kur do të vijë vaksina në Kosovë, meqë kjo është detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, vaksina pritet të jetë e disponueshme në muajt e parë të vitit 2021.
“Shpresojmë që shumë shpejt që përmes vaksinizimit të vijmë te përfundimi i pandemisë. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja kanë bërë përpjekje për të arritur te sigurimi i vaksinës. Pra, unë s’mund ta them saktë, por shpresojmë ta kemi në muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Krasniqi ka thënë se ka një garë mes shteteve të mëdha dhe të vogla në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, por se Kosova nuk do të mbetet jashtë saj.
Ai ka apeluar te të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin edhe vaksinën kundër gripit sezonal për të ndihmuar në imunizimin e popullatës.
Ndërkaq, për dyshimet se a duhet marrë ose jo vaksina, Krasniqi ka thënë se kjo nuk duhet të jetë më çështje dhe si arsye dha se çdo bar ka efekte anësore, por që s’do të thotë se nuk duhet konsumuar.
Krasniqi ka folur edhe për situatën aktuale me epideminë në spitalet e Kosovës duke njoftuar se ajo është më e qetë aktualisht, megjithëse ka një numër të madh të të hospitalizuarëve.
“Periudhën më të ngarkuar e kishim javën e fundit të nëntorit ku kishim 1010 pacientë. Sot ka rënë ky numër në 650 të hospitalizuar, por edhe ky numër është i lartë për kapacitet tona. Është dashur të bëjmë një riorganizim të stafit shëndetësor. Tani kemi shtuar më shumë se 1000 infermierë dhe qindra mjekë që merren me trajtimin e pacientëve me COVID-19”, tha Krasniqi në Info Magazine, përcjell Albinfo.ch.
Krasniqi njoftoi se mungesa e ilaçit Fraxiparinë nuk është më problem, meqë janë furnizuar në dy ditët e fundit me sasi të mjaftueshme.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











