Turizëm
Kur do të hapet sezoni turistik në Turqi?
Hotele e mëdha nuk do të ofrojë më paketa gjithëpërfshirëse “all inclusive”

Sezoni i turizmit në Turqi pritet të shtyhet deri në periudhën pas majit për shkak të pandemisë se COVID-19, ka deklaruar ministri i kulturës dhe turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.
“Nëse nuk hasim me probleme të reja gjatë situatës së krijuar nga virusi, turizmi i brendshëm do të fillojë në fund të majit. Sezoni i turizmit do të hapet me fluturime të kontrolluara. Ne kemi krijuar një bord çertifikimi dhe kemi përcaktuar rregullat e sektorit të mikpritjes. Janë një tërësi rregullash të hollësishme. Ne jemi në kontakt me menaxherët e objekteve të akomodimit”, tha ai.
Sterilizimi i automjeteve të transportit turistik do të bëhet rregullisht, dhe personeli i transportit do të duhet të marrë trajnim pandemik pas kryerjes së kontrolleve shëndetësore, theksoi Ersoy, transmeton Monitor.
Aeroportet, hotelet, restorantet, muzetë dhe vendet arkeologjike do të përshtaten në përputhje me rregullat e distancimit socialë. Stafi shëndetësor dhe pajisjet, përfshirë kamerat termike, do të jenë gati në vend, përcjell albinfo.ch.
Për më tepër, objektet shëndetësore dhe infrastruktura, përfshirë njësitë e kujdesit intensiv dhe ventilatorët, rreth vendpushimeve të turizmit do të hartohen dhe dokumentohen për t’u paraqitur para operatorëve turistikë.
Hotele e mëdha nuk do të ofrojë më paketa gjithëpërfshirëse “all inclusive”, ku të gjithë mund të hanë në bufetë gjithçka, kanë deklaruar kryebashkiakët e qyteteve turistike, duke shpresuar se dyqanet e bizneset e vogla, si dhe vendet e akomodimit do të tërheqin më shumë klientë.
“Ne presim një ringjallje të turizmit në fshatrat tanë si Söğüt, Selimiye dhe Bozburun. Do të ketë akomodime të shumta në hotele dhe bujtina”, tha Mehmet Oktay, kryetar i qytetit turistik juglindor të Marmaris.
“Ne parashikojmë që pronarët e shtëpive të (dyta) pushimit të pronotohen të parat. Ne mund të presim për ca kohë për klientët e hotelit”, tha kryetari i Bodrumit Ahmet Aras, duke paralajmëruar se nuk do të lejohen turma në plazhe, restorante e klubet e natës.
“Ne po bëjmë përgatitje për 15 maj. Numri i shezlloneve do të jetë i kufizuar. Çmimet mund të rriten. Planet e reja janë duke u bërë”, deklaroi kryetari i Ula-s, Ismail Akkaya, duke shtuar se vetëm 12 persona do të lejohen në bord në një ekskursion të anijes së lumit Azmak.
E-Diaspora
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë Nga Paris në Këln: Punimi i Endrit Smailit mbi cheirographa prezantohet në Kongresin Ndërkombëtar...
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare nga Zvicra që ngjit Majën Mont Blanc
-
Aksident tragjik në St. Gallen, humb jetën një fëmijë shqiptar 4-vjeçar
Jeta në Austri
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik Regjistrimet e makinave në Austri në korrik 2025 u rritën me 31.6%, të udhëhequra nga rritja...
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve