Shkurt.ch
Kundërshtohet kuota e grave për Qeverinë e Zvicrës
Vendimi në komisionin përkatës është marrë me 16 vota kundër dhe 9 pro duke hedhur poshtë kështu një mocion të bërë në parlament
Komisioni për Politikë Shtetërore në kuadrin e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës sot ka votuar me shumicë votash kundër vendosjes në kushtetutë të kuotës femërore në Qeverinë Federale (Bundesrat).
Vendimi është marrë me 16 vota kundër dhe 9 pro duke hedhur poshtë kështu një mocion të bërë në parlament.
Me këtë vendim, komisioni nuk shprehet në asnjë mënyrë kundër një përfaqësimi më të mirë të gruas në qeverinë e vendit,shkruan srf.ch. Por, ka theksuar komisioni, bëhet fjalë për një kërkesë politike dhe shoqërore që nuk i takon të rregullohet me kushtetutë.
Pakica, ajo që votoi në favor, ka mbrojtur qëndrimin se një përfaqësim i barabartë i gjinive në ekzekutivin e vendit është njësoj i rëndësishëm sikur përfaqësimi i regjioneve gjuhësorfe dhe i atyre gjeografike në po këtë ekzekutiv. Dhe, ky përfaqësim tashmë është vendosur në kushtetutë.
Aktualisht Këshillin Federal (Qeverinë e Zvicrës) me 7 anëtarë e përbëjnë pesë burra dhe dy gra, shrkuan albinfo.ch. Dy gratë që mbajnë postet e ministreve janë: Doris Leuthard nga CVP/PDC dhe Simonetta Sommaruga, nga SP/PS.
Në periudha të ndryshme në këtë përbërje kanë qenë në maksimum, 3 gra.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











