Sport
Kujdes nga “Shaqiri” i rrejshëm!
Kriminelët e internetit e shfrytëzojnë figurën e futbollistit të njohur shqiptarozviceran si karrem për të shpërndarë reklama dhe viruse te shfrytëzuesit e facebook-ut
Në rrjetin e facebook-ut janë paraqitur disa faqe të falsifikuara në emrin e Xherdan Shaqirit. Kriminelët e internetit e shfrytëzojnë figurën e njohur të futbollistit shqiptarozviceran si një karrem për të shpërndarë reklama dhe viruse te shfrytëzuesit e facebook-ut, adhurues të Shaqirit.
Ata e bëjnë këtë në mënyrë mjeshtërore: Fotoja e profilit e tregon Xherdan Shaqirin me rastin e kalimit të tij në klubin e premierligës angleze, Stoke City. Faqja duket autentike dhe në të është ngjitur një deklaratë që gjoja Shaqiri vetë e ka përpiluar. Por në fakt bëhet fjalë për një perpjekje mashtrimi, shkruajnë mediet zvicerane. Kush e përcjell udhëzimin, del në faqe të dyshimta interneti dhe «bombardohet» nga reklama të shumta agresive. Deri tash faqja e falsifikuar ka fituar 10.000 like.
Profilet origjinale të personave prominentë zakonisht dallohen sepse ato e kanë një shenjë të kaltër mbrapa emrit të personit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










