Lajme

Kurti e Osmani zbulojnë moton e fushatës

Lëvizja Vetëvendosje e cila në këto zgjedhje garon së bashku me u.d të presidentes, Vjosa Osmani kanë zbuluar sloganin me të cilin do të paraqiten në fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Krejt dhe drejt” është moto e tyre.

“Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!” ka thënë Kurti, që është kandidat për kryeministër.

“KREJT DHE DREJT. Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin! Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet. Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues. Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën. Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar. Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, ka shkruar Vjosa Osmani në Facebook.