Kosova
Kthehen mërgimtarët, aeroporti i Prishtinës i stërmbushur
Aeroporti i Prishtinës të dielën ka qenë i stërmbushur me udhëtarë, ku mërgimtarët po kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë
Tashmë që po përfundon sezoni, një numër i madh i mërgimtarëve po kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.
Derisa pritjet në Merdarë janë deri në tetë orë, dhe ka pritje në pikat tjera kufitare, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është i stërmbushur.
Siç shihet edhe nga fotografitë e siguruara nga albinfo.ch, të dielën Aeroporti i Prishtinës ka qenë i stërmbushur me udhëtarë.

“Të gjithë janë të habitur me numrin e madh të udhëtarëve, sikur të ishte mesi i sezonit të lartë”, ka thënë njëra nga udhëtaret për albinfo.ch.
Ndryshe, zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentin Gara, ka njoftuar se të shtunën e kaluar kanë shërbyer 11,523 pasagjerë dhe 82 fluturime e normalisht pa asnjë vonesë.

E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












