CH-Ballkani
Kryetari i Prishtinës priti Dua Lipën
Dua Lipa u shpreh e lumtur që më fund iu dha rasti të performojë në Prishtinë dhe për këtë është mjaft e emocionuar. Ajo tha se koncerti do të mbahet edhe nëse moti do të jetë me shi dhe se kjo nuk do të jetë pengesë që t'i këndojë publikut në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim këngëtaren e mirënjohur Dua Lipa.
Me këtë rast ai i uroi mirëseardhje asaj në Prishtinë dhe shprehu gëzimin e tij që Lipa do të mbajë koncertin nesër në Prishtinë. Ai e uroi atë për të arriturat dhe i dëshiroi sukses edhe në të ardhmen, thuhet në një njoftim nga Komuna e Prishtinës.
Nga ana e saj edhe Dua Lipa u shpreh e lumtur që më fund iu dha rasti të performojë në Prishtinë dhe për këtë është mjaft e emocionuar. Ajo tha se koncerti do të mbahet edhe nëse moti do të jetë me shi dhe se kjo nuk do të jetë pengesë për të që t’i këndojë publikut në Prishtinë.
Në fund, Kryetari, Shpend Ahmeti i dhuroi Dua Lipës një punim filigran të hartës së Kosovës, thuhet në fund të njoftimit.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












