Lajme
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Konjufca, takon mërgatën shqiptare në Nju-Jork
Nju-Jork, 11 dhjetor 2023: Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë e vëllazëror në Konsullatën e Kosovës me përfaqësuesit e organizatave e shoqatave patriotike shqiptare në Nju-Jork e më gjerë, përcjell albinfo.ch.

Në fjalën e hapjes ambasadori Blerim Reka falënderoi diasporën shqiptare të Amerikës për kontributin historik në çështjen e Kosovës. Kryeparlamentari Glauk Konjufca shprehu mirënjohjen e institucioneve të shtetit të Kosovës për përfaqësuesit e mërgatës, për rolin e kontributit e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën, çështjen kombëtare dhe kombin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalës së tij z.Konjufca u ndal në tri pika thelbësore të diskutimit, të cilat i renditi si sfida për Republikën e Kosovës dhe institucionet shtetërore:
“1. Situata me Serbinë, sulmi serb mbi Kosovë dhe rrezikun e mundeshëm të sulmeve nga Serbia, e cila kërkon aneksim të territorit të Kosovës.
2. Konsolidimi i sigurisë kombëtare, territorialitetin dhe administrimin e territorit.
3. Forcimi i institucione shtetërore të sigurisë kombëtare, shumëfishim i forcës së institucioneve, rritje të kapaciteteve vepruese, konsolidim i institucioneve shtetërore dhe sundim të ligjit, si dhe forcim të ligjeve të sigurisë kombëtare”, tha z.Konjufca.
Ai u kërkoi përfaqësuesve të mërgatës të kërkojnë mbështetje te përfaqësuesit amerikanë për çështjen e Kosovës, pasi mbrojtja e interesit të Kosovës do të thotë mbrojtje të interesave amerikane dhe të shqiptarëve në Ballkan si populli më proamerikan në Europë. Gjatë bashkëbisedimit kryeparlamentari Konjufca shpjegoi modalitete të panjohura të “asociacionit”, marrëveshjet e ndryshme mes Kosovës e Serbisë, qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare etj.

Përfaqësuesit e mërgatës e pyetën kryeparlamentarin Konjufca rreth specifikave të marrëveshjes së “asociacionit”, rreth mbështetjes ndërkombëtare ndaj Kosovës, presionit të fuqive të mëdha, çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, qëndrimet e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës etj. Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, z.Elmi Berisha, gjatë një bisede të shkurtër e përgëzoi kryeparlamentarin Konjufca për lidershipin e diplomacinë parlamentare dhe i garantoi mbështetjen e pakursyer të Vatrës në sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës, qytetarët dhe institucionet në Kosovë.
Sokol Paja
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010











