Kosova
Kryeministri i Kosovës thotë se taksa s’është pengesë e dialogut
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vendimi i Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën duhet të jetë inkurajues edhe për vendet e tjera.
Pas vizitës në Berlin, ku u prit nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me t’u kthyer në Prishtinë ka mbajtur konferencë për medie, ku deklaroi se në këtë vizitë është konfirmuar serioziteti i Kosovës për dialogun me Serbinë, transmeton albinfo.ch.
Ai shtoi se Samiti i Berlinit e ka mbyllur çështjen e formulave të ndërrimit apo shkëmbimit të territoreve. Ai përmendi edhe një herë se taksa mund të suspendohet në rast të një marrëveshjeje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por ka thënë se ajo nuk është pengesë e dialogut.
Kryeministri ka thënë se Serbia nuk e ka gatishmërinë të kthehet në dialog.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












