Kosova

Kryeministri i Kosovës: Do të përpiqem që të takohem edhe me kryetarin e PDK-së

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në prononcimin për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ka deklaruar se do të përpiqet ta takojë edhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën.

“Do të përpiqem që të takohem edhe me kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, për shkak se Presidenti nuk do të jetë vetëm i një partie, por as i dy partive, por është shprehje e unitetit popullor. Partia Demokratike e Kosovës nuk ka nxjerr emra përpara nesh, vetëm ka kërkuar që ne t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër, që dy kandidatë të jenë të PDK-së. Uroj që në komunikimet dhe takimet në vijim me kreun e PDK-së, kjo të ndryshojë sepse nuk mund të ketë marrëveshje politike për presidentin përderisa nuk e thua asnjë emër”, deklaroi ai, transmeton albinfo.ch.

Ai nuk ka dhënë detaje se kur do të mund të mbahet ky takim.